Prishtina do të luajë në një nga stadiumet më interesante në botë
- rilindjashqiptare
- Jun 12, 2018
- 1 min read

Victoria Stadium është stadiumi i kundërshtarit të Prishtinës, FC Europa.
Skuadra e Prishtinës do të luajë ndeshjen e parë të raundit preliminar të UEFA Europa League në stadiumin ‘Victoria’ me 28 qershor, shkruan GazetaBlic
Ky stadium ka një kapacitet prej 2,000 ulëseve. Ky stadium është i vendosur në afërsi të Aeroportit të Gjibraltarit.
Stadiumi ‘Victoria’ përdoret kryesisht për ndeshjet e futbollit. Të gjitha klubet në Ligën e Futbollit të Gjibraltarit luajnë ndeshjet e tyre në stadiumin Victoria.
Stadiumi i plotëson kriteret e UEFA-s për t’i zhvilluar ndeshjet e arenës ndërkombëtare.



Comments