top of page
123.jpg

Kujdes! Ja si të veproni me të porsalindurit

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jun 12, 2018
  • 2 min read

Si të shkosh me një të porsalindur në plazh? Duhet të dini se për të shkuar më foshnjën në plazh, fjalët kyçe janë: organizimi dhe durimi.

Harrojeni të qëndroni shtrirë me orë të tëra nën çadër, ose të pini një kafe nën tingujt e muzikës, i porsalinduri ka nevojë për qetësi, për të parë nevojat e tij dhe përkujdesje të madhe. Por duke ndjekur këshillat tona dhe me shumë durim, ju mund të gëzoni ditët në plazh.

I sapolinduri nuk duhet të marrë rrezet e nxehta të diellit kështu që është e domosdoshme që të shkoni në plazh herët në mëngjes, kur nuk është ende e nxehtë, dielli është më pak agresiv dhe nuk ka rrëmujë. Koha ideale është deri në 11.30 dhe pastaj pas orës 17:00.

Blej një krem të veçantë mbrojtës për foshnjat dhe e përdor atë gjysmë ore para se të dalësh.Vendosini një kapelë të vogël fëmijës për të mbrojtur kokën dhe sytë.

Sigurisht duhet të keni marrë me vete gjithçka që ju nevojitet për pelena, peshqirë, dizifektant, biberon etj.Një sekret, lëreni foshnjën tuaj të pijë shpesh, të ushqyerit me gji ose konsumimi i lëngjeve të lejuara për moshën e hidraton atë dhe e mban të qetë.

Merrni një çadër ku mund të vendosni të gjitha çantat tuaja dhe ju do të keni të gjitha hijen e nevojshme për ju dhe për të. Dhe zgjidhni një plazh, që ka banja të pastra, çadra, bare dhe pika hijeje. Së fundi, mos harroni se fëmija nuk e pëlqen diellin, ai e pengon atë, por kujdes fëmijëve nuk ju pëlqen as era.

Ku e keni vendosur të shkoni më një të porsalindur në plazh e sigurt që jeni në dilemë nëse duhet ta merrni karrocën me vete ose jo. Nëse plazhi është i me terren fushor ju mund të merrni një karrocë fëmijësh ku ai mund të bëjë edhe një sy gjumë nën ombrellë.

Si të visheni një të porsalindur në plazh.

Nëse është e nxehtë, fëmija do të ketë vapë. Mos harroni që fëmijët janë të ngjashëm më te rriturit edhe ata e ndjenë njësoj vapën. Kështu merreni me qetësi mendoni si për vete. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page