top of page
123.jpg

Jose Mourinho: Ja kush e fiton Botërorin – Reagojnë tifozët

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jun 14, 2018
  • 1 min read

Trajneri i Manchester United, këto ditë kishte bërë parashikimet e tij, mirëpo së fundmi ka dhënë një deklaratë që ka befasuar të gjithë. Sipas “Të Veçantit”, përfaqësuesja e Anglisë është një favorite për ta ngritur trofeun e Kupës së Botës në Rusi.“Mendoj se kanë gjasa shumë të mira ta fitojnë Botërorin, sepse kanë një grup lojtarësh të ri, por me shumë eksperiencë”, tha Mourinho.

“Të gjithë lojtarët e Anglisë luajnë në ligën më të fuqishme në botë, Premier League angleze dhe të gjithë janë pjesë e skuadrave më të mira angleze. Përkundër se janë mjaft të ri, kanë përvojë të madhe qoftë edhe në Champions League, që është niveli më i lartë i futbollit evropian”, deklaroi trajneri portugez.

Sa i përket përfaqësueseve tjera që cilësohen favorite si, Gjermania, Franca apo Brazili, Jose Mourinho u shpreh se, ato kanë skuadra të mira, por jo gjithmonë skuadrat e mira, përbëjnë një ekip të mirë.

Kurse, përkundër se janë fanatikë të mëdhenj të futbollit, këtë gjë, që Anglia do ta fitoj Botërorin, nuk e besojnë as tifozët anglez, të cilët kanë bërë shaka me deklaratën e Mourinhos.

Njëri nga ta kishte deklaruar se, mourinho ka filluar ta humb arsyen me deklaratën e dhënë, kurse një tjetër në shaka tha se, definitivisht Anglia do të jetë skuadra për t’u mposhtur në këtë Botëror, duke shtuar edhe disa emoji që buzëqeshnin me lot 


 
 
 

Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page