top of page
123.jpg

Kombëtaret me lojtarët më shtatlartë në Botëror (Foto)

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jun 14, 2018
  • 1 min read

Kampionati Botëror i cili starton vetëm pas pak orësh në Rusi, ngërthen në vete interesim të madh, kjo edhe për shkak se do të kemi rastin t’i shohim disa prej lojtarëve më në zë të momentit në futboll. Mirëpo, derisa po shikohen favoritët kryesor që do të mund ta fitojnë Kupën e Botës në Rusi, pastaj sulmi më i mirë, lojtari e golashënuesi më i mirë cili do të jetë, është një statistikë interesante që lidhet me përfaqësueset e këtij Botërori.

Nga të gjitha kombëtaret pjesëmarrëse në këtë Botëror, është llogaritur edhe skuadra me ekipin mesatar më shtatlartë, dhe një gjë dallohet në këtë aspekt, që përfaqësueset e Evropës prijnë në këtë statistikë.

Belgjika ka skuadrën më shtatlartë me një mesatare prej 186.6 m, kurse Arabia Saudite renditet e fundit me skuadrën e cila mesatarisht është 10 centimetra më e shkurtër se ajo e Belgjikës, me 177.4 m.

Më poshtë mund ta shikoni listën e plotë të 32 kombëtareve, me renditjen e përllogaritjes të mesatares së shtatlartësisë së lojtarëve të tyre. 


 
 
 

Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page