top of page
123.jpg

Këto 3 maska mund t’i bëni në shtëpi, do shikoni ndryshimin në fytyrën tuaj!

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jun 13, 2018
  • 2 min read

Kafeina është një përbërës që ofron shumë përfitime për lëkurën.

Është një stimulues i madh i qarkullimit të gjakut, ndihmon në rigjenerimin e qelizave dhe ka shumë veti anti-inflamatore. Së bashku me vajin e kokosit Dëshironi të eleminoni rrathët e errët të syve, të përmirësoni pamjen e lëkurës ose të keni duar të buta?

Ja disa maska efikase të cilat mund t’I përgatisni në shtëpi.Rehatohuni në komoditetin e shtëpisë suaj dhe kthejeni në një SPA të vërtetë me këto receta.

Për të zhdukur rrathët e zinj poshtë syve Vaj kokosit + Kafe arrijnë kombinimin e përsosur për të luftuar menjëherë shenjat e lodhjes dhe mungesës së gjumit. Duke krijuar një maskë me këto përbërës ju do të eliminoni rrathët e errët dhe do të forconi lëkurën.

Këtë përzierje mudn ta bëni në një tas me një lugë gjelle vaj kokosi me kafe të pjekur dhe përzierjen aplikojeni në zonën poshtë syve.

Le të veprojë për 15 minuta dhe pastaj hiqeni me pak ujë të ngrohtë. Nëse doni një efekt më të madh merrni dy paketime me çaj jeshil, futini në ujë të ftohtë dhe vendosini në qepalla për 15 minuta më shumë. Kështu do të dukeni më të çlodhur dhe të relaksuar.

Për duar perfekte

Vaj bajame + 1 bar çokollatë + vaj eukalipti Që manikyri uaj të zgjasë më shumë, duhet t’i mbani duart tuaja hidratuara. Vaj bajame është një përzierje e shkëlqyer, sepse ajo thith lagështinë e lëkurës dhe parandalon tharjen e saj.

Kombinoni pak vaj bajame, vaj eukalipti dhe 1 copë çokollatë në një tigan, i vendosni në nxehtësi të ulët derisa të jenë plotësisht të inkorporuar. 

Lëreni maskën të freskohet dhe vendoseni në duart tuaja për 10 minuta. Së fundi, shpëlajini me ujë të nxehtë dhe masazhojini me një krem me bajame për një efekt më të mirë.

Për një lëkurë të butë

Mjaltë+ Bajame

Kjo maskë është e përkryer për një lëkurë të qetë dhe rrezatuese në çast. Gjëja e parë që duhet të bëni është të shtypni dy bajame shumë mirë dhe t’i përzieni me një lugë mjaltë.

Aplikojeni butësisht në të gjithë fytyrën duke bërë masazhe rrethore, lërni të thahet për 15 minuta, shpëlajeni me ujë të ngrohtë dhe … voila! 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page