top of page
123.jpg

Provokon sulmuesi serb: Nëse Shaqiri e do aq shumë Kosovën, atëherë pse luan për Zvicrën?

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jun 14, 2018
  • 1 min read

Ndizet edhe më shumë ndeshja Zvicër-Serbi.

Sulmuesi i Serbisë, Aleksander Mitrovic, ka provokuar Xherdan Shaqirin.

Ai tha që nëse Shaqa e do aq shumë Kosovën, atëherë pse luan për Zvicrën, përcjellë “Lajmi.net”. “Nuk e kuptova gjestin me flamur të Kosovë në atlete që është një provokim. 

Është problem i tij dhe nuk me intereson. 

Është një gjë tjetër e çuditshme për mua”, deklaroi Mitrovic.

“Nëse ata e duan aq shumë Kosovën përse po mbrojnë ngjyrat e Kombëtarëve të huaja. 

Për Shaqirin e di se është një djalë i mirë dhe nuk e gjykojë dhe se ai do të luaj një lojë fer ashtu siç bën”.

“Sidoqoftë, nuk është detyrë e jonë të merremi me fotografinë e atletëve, është detyrë e jona që të luajmë sa më mirë që mundemi dhe çdo ndeshje të luajmë aq mirë sikurse ne të jemi në fund të karrierës”, shtoi ai. 


 
 
 

Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page