top of page
123.jpg

Sa litra ujë duhet t’i pimë gjatë ditëve të nxehta të verës

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jun 14, 2018
  • 1 min read

Ekspertët thonë se gjatë verës është esenciale konsumimi i disa litrave ujë në mënyrë që të shmangni dehidratimin dhe problemet tjera shëndetësore.

Thënë më thjesht, vera sjell rrezet e diellit, ato e sjellin nxehtësinë dhe rrezikun e madh për t’u dehidratuar, transmeton Telegrafi.

Efektet e dëshmuara të ujit

Ja një fakt interesant: Trupi juaj është i përbërë nga 65% ujë, e shumica e ujit gjendet brenda qelizave tuaja.

Përfitimet e një sistemi të hidratuar të trupit– E rregulloni temperaturën

– Uji iu ndihmon veshkave të funksionojnë mirë dhe t’i largojnë toksina – E mban lëkurën të shëndetshme – Ndihmon në humbjen e peshës – I lubrifikon nyejt dhe muskujt – E rritë disponimin – I shmangë gurët në veshka

Sa ujë duhet të pini gjatë verës?

Me nxehjen e motit, trupi juaj fillon të djersitet për ta rregulluar temperaturën e vet. 

Ju i keni 2.6 milionë gjëndra të djersës të cilat punojnë për ta rregulluar temperaturën e trupit duke liruar lëngje përmes poreve. Prandaj është esenciale që vazhdimisht ta kompensoni atë humbje të lëngjeve.Sasia e ujit që duhet ta pini dallon nga personi në person. 

Ndonëse ekspertët amerikanë rekomandojnë t’i pini dy litra ujë, ekspertët tjerë thonë se më së miri është ta dëgjoni trupin tuaj – pra të pini çdo herë që e ndjeni veten të etur.

Vlen të ceket se nëse merreni me ushtrime fizike është e rëndësishme të konsumoni më shumë ujë.Shenjat e dehidratimit– Urinë me ngjyrë të verdhë– Dhimbje e kokës– Lodhje– Urinoni më rrallë– Marramendje– Kapsllëk. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page