top of page
123.jpg

SHBA-të nuk janë në Botëror, por tifozët amerikanë kanë bërë diçka të “çmendur”

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jun 14, 2018
  • 1 min read

Tifozët amerikanë kanë blerë më shumë bileta të Kupës së Botës se çdo vend tjetër edhe pse përfaqësuesja e SHBA nuk arriti të kualifikohej për në ngjarjen më të rëndësishme futbollistike.

Të dhënat e publikuara nga vetë FIFA tregojnë se në total janë shitur 2.4 milionë bileta për këtë kompeticion ku do të zhvillohen 64 ndeshje.

Në fillim të kësaj jave, ishin 871 797 bileta që iu shitën tifozëve nga të cilat rreth 90 mijë u blenë nga amerikanët që nga muaji shtator. 

Pas SHBA, numri më i lartë i biletave të shitura të Botërorit është shënuar në Brazil, vendi i skuadrës 5 herë kampione të botës me 72512 bileta, më pas vijnë Kolumbia, Meksika, Argjentina dhe Peruja. Ndërsa në vendin e kampionëve të botës, Gjermani, numri i biletave të shitura arriti në 62541. në dhjetëshen e vendeve ku janë shitur më shumë bileta janë edhe Kina, Australia, Polonia, Suedia e Danimarka.

Ajo që të bën përshtypje është se në Angli, vendi që dallohet për tifozëri të zjarrtë janë shitur vetëm 32 mijë bileta për shkak të frikës që ekziston për shfaqjen e dhunës dhe abuzimeve raciste në Rusi. 


 
 
 

Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page