top of page
123.jpg

Çmenduria nuk ka fund, ja çfarë shkruajnë serbët para ndeshjes me Zvicrën

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jun 15, 2018
  • 1 min read

Mediet serbe vazhdojnë të shprehin urrejtjen ndaj shqiptarëve, ndërsa së fundi në shënjestër i kanë futbollistët shqiptarë që luajnë për Zvicrën, me të cilën Serbia është në të njëjtin grup në Kupën e Botës që po zhvillohet në Rusi. 

Gazete serbe “Kurir.rs” shkruan se futbollistët dhe tifozët serbë kanë marrë një kërcënim serioz nga organizata terroriste ISIS. 

Sipas kësaj gazete, xhihadistët kanë postuar një video në të cilën shihen detaje të sulmit në stadiumi, ndërsa fraksioni i Ballkanit, të cilin e përbëjnë shqiptarët, është duke e përgatitur aksionin për ndeshjen ndërmjet Serbisë dhe Zvicrës. 

Po sipas kësaj gazete, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka paralajmëruar se do të ndërmarrë masat më të rrepta të sigurisë që janë ndërmarrë ndonjëherë. 

Gazeta ka njoftuar se për gjithë këtë skenar do të shkruajë nesër më gjerësisht. 


 
 
 

Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page