top of page
123.jpg

Munishi: CR7 nuk është ekzekutuesi më i mirë, unë u thosha lojtarëve shkoni festoni para gjuajtjeve

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jun 16, 2018
  • 1 min read

Trajneri i njohur kosovar, Ismet Munishi, ka vlerësuar performancën e Cristiano Ronaldos, por jo mjeshtrinë e tij nga gjuajtjet e lira në paraqitjen e tij në emisionin “Dueli i Botërorit” në TV Dukagjini.

Ai deklaroi se Ronaldo shënoi një gol të bukur edhe pse nuk njihet si specialist.

Madje Munishi shtoi se atë e nervozon portugezi kur kërkon ekzekutimin e gjuajtjeve të lira te Real Madridi edhe pse ka të tjerë që gjuajnë më mirë prej gjuajtjeve standarde.

“Nuk është ekzekutuesi më i mirë, por ja që shënoi”.

“E di personalisht kur kam qenë si lojtar, u thosha lojtarëve të bëhen gati të festojnë para gjuajtjeve të lira. Isha aq i sigurt”, shtoi mes tjerash Munishi.

Emisioni “Dueli i Botërorit” ka filluar në ora 22:30 në TV Dukagjini, një emision i veçantë me të ftuar special, analiza, detaje dhe statistika.


 
 
 

Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page