top of page
123.jpg

Nëse keni iPhone, mos e përditësoni në iOS 11.4!

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jun 16, 2018
  • 1 min read

Nëse keni një iPhone dhe ende nuk e keni përditësuar në iOS 11.4, keni bërë shumë mirë. Disa përdorues të Apple po ankohen se “software” i ri po i “vret” baterinë.

Një person shkroi në Reddit se bateria e tij shkarkohet rreth 25% më shpejt se më parë tani që ka përditësuar celularin e tij. Të tjerë thonë se tashmë e karikojnë disa herë në ditë atë.

“Kam një iPhone 6 që punonte shumë mirë derisa i bëra përditësimin në iOS 11.4. Që nga ajo ditë, bateria shkarkohet pa e përdorur fare celularin”, shkruan një përdorues në Reddit. Apple ende nuk ka thënë se pse ka ndodhur ky problem. Përditësimi që u lançua në 29 maj i jep mundësinë një iPhone që të ruajë mesazhe në iCloud. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page