Vëllai i Beg Rizajt konfrontohet me kryeministrin Haradinaj, nuk e lejon ta zbulojë shtatoren |VIDEO
- rilindjashqiptare
- Jun 16, 2018
- 1 min read

Në qendër të qytetit të Deçanit është zbuluar shtatorja e Beg Rizajt, i vrarë në Betejën e Kumanovës. Aty ka ndodhur një konfrontim në mes të vëllait të Begut dhe kryeministrit Ramush Haradinaj. Vëllai i Begut, Aliu, gati sa nuk është konfrontuar fizikisht me kryeministrin Haradinaj, pasi nuk ka pranuar në asnjë formë që të lejojë ish’komandantin e UÇK’së në Dukagjin që të marrë pjesë në zbulimin e shtatores së vëllait të tij. Nuk janë dëgjuar fjalët se çfarë i thoshte, por reagimet e tij të ashpra janë parë teksa nuk e ka lejuar të bëjë zbulimin e shtatores. Ndërkohë, Haradinaj ka shkuar dhe nuk ka reaguar asgjë. Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar nga Komuna e Deçanit për të përuruar shtatores e Beg Rizajt i vrarë në Kumanovë të Maqedonisë, në maj të vitit 2015. Zbulimi i shtatores është organizuar nga Komuna e Deçanit në Ditën e Çlirimit të këtij qyteti. Reagimi duket të ketë ardhur pasi vëllai i Begut pretendon se Qeveria e Kosovës nuk i ka përkrahur kosovarët që luftuan në Kumanovë derisa kanë kërkuar hetime të kësaj ngjarje. Ndryshe, në përleshjet dyditëshe më 9 dhe 10maj të vitit 2015, janë vrarë 8 pjesëtarë të forcave policore dhe 10 pjesëtarë të grupit të armatosur. Gjykata Themelore e Shkupit në nëntor të vitit 2017 kishte dënuar me gjithsej 746 vjet burg pjesëtarët e grupit të Kumanovës, të akuzuar për terrorizëm për ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015. /gazetametro.net
Për video kliko linkun: https://youtu.be/TFWhtkBqTeM
Comentários