top of page
123.jpg

BIK-u reagon ndaj deklaratave të imamit, që kërkoi nga hoxhallarët të mos e varrosin babain e kryemi

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jun 17, 2018
  • 2 min read

Kryeimami i Bashkësisë Islame, Sabri Bajgora, ka reaguar pas deklarimit të Bedri Bytyçit, i cili iu bëri thirrje hoxhollarëve që mos ta varrosin Hilmi Haradinajn, babain e kryeministrit Ramush Haradinaj.

Bajgora në një përgjigje për Insajderi, ka thënë se Bedri Bytyçi nuk është imam i Bashkësisë Islame, duke shtuar se ai vetëm e quan vetën të tillë.

“Ai nuk është imam i Bashkësisë Islame. Ve veti i thotë që është hoxhë, por nuk është”, ka thënë Bajgora. Kryeimami ka shtuar se po ta kishte thënë ndonjë imam i BIK-ut, atë që e ka thënë Bytyi, automatikisht do të përjashtohej nga Bashkësia Islame e Kosovës. “Po qysh nuk kishim marrë masa. Nëse ai, ose kushdo tjetër, do të ishte imam i BIK-ut, edhe e thotë një këso deklarate, automatikisht do të merreshin masa ndaj tij. 

Kush është ai, ose kushdo tjetër që me tregu se kush duhet me e varros e kush jo”, ka shtuar Bajgora. Bedri Bytyçi, që në biografinë e tij në Facebook, thotë se është imam në fshatin Fortesë të Rahovecit, për vdekjen e Hilmi Haradinajt, e ka bërë fajtor djalin e tij kryeministër, Ramushin. “Ia pruni dekën “para” kohe i biri me veprimet e tij!”, ka thënë Bytyçi duke u bërë thirrje hoxhallarëve tjerë që të mos shkojnë për ta varrosur të ndjerin, ashtu siç kërkohet sipas praktikave islame. “Hoxhallarët s’kanë çka lypin te Gjoka!”, ka shkruar Bytyçi, i cili në fotot e postuara në Facebook shihet të jetë shumë i afërt me kryetarin e partisë Fjala, Gëzim Kelmendin. Por, ky postim i Bytycit, nuk gjendet më në Facebook-un e tij. Ai tashmë ka vendosur që ta fshijë atë, pas reagimeve të shumta ndaj tij.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page