top of page
123.jpg

Moti për javën e ardhshme

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jun 17, 2018
  • 1 min read

Sipas parashikimit të meteorologëve edhe gjatë javës së ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot jo stabil, me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës nuk do të jenë stabile duke krijuar kushte për reshje lokale shiu dhe shkarkime rrufesh

Të mërkurën dhe të enjten do të mbajë mot me intervale më të gjata me diell dhe mundësitë për reshje do të zvogëlohen , mirëpo nga dita e premte e tutje serish do të ketë çrregullim të motit, vranësira të dendura dhe kushte të favorshme për reshje shiu dhe shkarkim rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi deri 9m/s.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page