top of page
123.jpg

“U prehsh në paqe plak” – fjalët e kryeministrit për babanë e tij

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jun 18, 2018
  • 1 min read

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është parë të jetë tejet i pikëlluar teksa fliste për babanë e tij të ndjerë, Hilmi Haradinaj. Kryeministri në homazhet për babanë e tij tha se ndarja nga jeta e Hilmi Haradinajt ka shumë porosi, mirëpo më e rëndësishmja sipas tij është se njerëz të cilët besojnë në të drejtën e tyre, ata gjithmonë krijojnë vlera të reja, ashtu siç ishte babai i tij. “Ndarja nga babai ynë,nga Hilmiu, ka shumë porosi dhe ndjenja, por ajo që është me rëndësi është se ata që besojnë në të drejtën e tyre, krijojnë edhe vlerë të re, babai ynë në një kohë jo shumë të lehtë arriti të krijojë njerëz që e duan dhe e mbrojnë lirinë”, u shpreh Haradinaj. “Liria e Kosovës ka ardhur me shumë mund, dhe është si rezultat i shumë mundimeve dhe si rezultat i ndihmës së miqve tanë. Porosia është t’i mbetemi besnik, ashtu si ishte besnik për lirinë babai ynë. U prefsh në paqe plak”, përfundoi Haradinaj. Babai i kryeministrit Haradinaj ndërroi jetë të shtunën pas mesnatës nga një sëmundje të rëndë. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page