top of page
123.jpg

25 të ndaluar dhe 7 policë të lënduar nga protestat në Shkup

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jun 18, 2018
  • 1 min read

25 të ndaluar dhe 7 policë të lënduar është bilanci i protestave para Kuvendit të Maqedonisë.

Sipas MPB-së, ndërhyrjes së policisë i ka paraprirë hedhja e lëndëve shpërthyese nga protestuesit pas çka forcat e rendit kanë përdorur edhe gaz lotsjellës.

Policia njofton se është duke identifikuar edhe personat e tjerë që sulmuan zyrtarët policorë.

Rruga para Kuvendit është zhbllokuar ndërsa organet e rendit po punojnë në pastrimin e vendit.

Protestat e mbrëmshme para Kuvendit të Maqedonisë kundër marrëveshjes për emrin kanë eskaluar në dhunë me policinë, pasi një grup i protestuesve kishin filluar të hidhnin gurë dhe gjësende tjera ndaj policisë, në përpjekje që të thyejnë kordonin dhe të futen në Kuvend, raporton Alsat-M 


Comentarios


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page