Adnan Januzaj me deklaratë të fuqishme
- rilindjashqiptare
- Jun 18, 2018
- 1 min read

Futbollisti i lindur në Bruksel të Belgjikës, por i cili ka prejardhje nga Kosova përmes babait të tij, përsëri ka dhënë një deklaratë të fuqishme lidhur me prejardhjen e tij dhe si ndjehet. Januzaj në konferencën për shtyp para ndeshjes që Belgjika e zhvillon kundër Panamasë sot me fillim në ora 17:00, ka deklaruar se është i lumtur që është pjesë e Belgjikës dhe është ftuar për Kupën e Botës në Rusi.
“Unë kam lindur në Belgjikë, jam belg dhe ndjehem belg”, tha Januzaj.23 vjeçari, nuk e kishte pranuar ftesën e për ta përfaqësuar kombëtaren e Kosovës në futboll, me ç’rast krijoi polemika dhe pakënaqësi të mëdha në Kosovë. “Jam i lumtur që ndodhem këtu me shumë lojtarë profesionistë përreth meje, e veçanërisht që jam me ekipin kombëtar të Belgjikës”, deklaroi pos tjerash Adnan Januzaj.
Adnan Januzaj përkundër që është në mesin e 23 lojtarëve të Belgjikës, ai nuk pritet se do të jetë në formacionin startues të belgëve kundër Panamasë.
Comments