top of page
123.jpg

Maçoku orakull, parashikon fituesin e ndeshjes Egjipt – Rusi

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jun 19, 2018
  • 1 min read

Maçoku i shurdhër “Achilles”, që është orakulli i këtij Kampionati Botëror në Rusi, ndeshjen e parë të nikoqirit e kishte parashikuar drejtë, pasi në ndeshjen që hapi Botërorin, Rusi – Arabia Saudite, maçoku kishte zgjedhur Rusinë si fituese, e cila edhe fitoi, madje bindshëm 5-0.

Tani maçoku “Achilles” ka bërë edhe parashikimin e dytë, për ndeshjen e cila zhvillohet sonte në mbrëmje në mes të Rusisë dhe Egjiptit, me fillim në ora 20:00 në stadiumin e Shën Petersburg.

“Achilles” hëngri ushqimin i cili ishte në tasin e Rusisë dhe kështu parashikoi se përfaqësuesja e Rusisë, do të shënoj fitore edhe në përballjen e saj të dytë në fazën e grupeve në Kupën e Botës.

Mbetet të shihet sonte nëse maçoku orakull “Achilles”, ka bërë përsëri parashikimin dhe zgjedhjen e duhur.  


 
 
 

Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page