top of page
123.jpg

Shaqiri: Nuk ia kemi frikën Serbisë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jun 19, 2018
  • 1 min read

Xherdan Shaqiri është shprehur optimist para sfidës me Serbinë, duke thënë se Zvicra nuk ia ka frikën asnjë skuadre.

Zvicra dhe Serbia do të përballen në një takim “final” në botërorin e Rusisë në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve.

‘Helvetikët’ kanë marrë një rezultat të mirë ndaj Brazilit duke barazuar 1:1, ndërsa Serbia ka mposhtur 1:0 Kosta Rikën.

“Unë nuk mendoj se ka shumë presion mbi ne, ne nuk ia kemi frikën askujt, ne kemi cilësi për të fituar ndaj gjithkujt”, ka deklaruar Shaqiri para ndeshjes me Serbinë.

“Ne i njohim aftësitë tona, kemi lojtarë të mëdhenj që luajnë në ligat më të forta me vite”.


 
 
 

Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page