top of page
123.jpg

Sot shorti i Champions League, skuadrat shqiptare mësojnë kundërshtarët

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jun 19, 2018
  • 1 min read

Gjatë ditë së djeshme UEFA ka bërë publike ndarjen e skuadrave në grupe për shortin e Ligës së Kampioneve, ku gjithsej janë 3 grupe, dy grupet e para me nga 10 skuadra dhe grupi i 3-të ka 12 ekipe. Nga këto skuadra, 5 janë favorite (të parat), respektivisht te grupi i 3-të janë gjashtë të parat, dhe do të përballen me njërën nga ekipet tjera jo favorite.Skuadrat shqiptare si Kukësi dhe Shkëndija, përmes shortit që mbahet sot (19 qershor) me fillim në ora 12, do t’i mësojnë kundërshtarët e tyre.

Kukësi gjendet në grupin e tretë, i cili përmban 12 ekipe dhe gjendet mes ekipeve favorite, dhe nga ekipet e tjera jo favorite, mund të luaj kundër skuadrave si, Spartak Trnava, Valletta, Alashkert, Sutjeska, Spartaks Jurmala, dhe Flora Tallinn. Ekipi tjetër shqiptar, Shkëndija e Tetovës, gjendet në grupin e parë mes ekipeve jo favorite, dhe parashikohet një kundërshtar i fortë në letër për ta, mes Apoelit, Qarabag, Sheriff Tiraspol, The New Saints apo Videoton.

Më poshtë mund t’i shikoni të tri grupet dhe skuadrave favorite dhe ato jo favorite që janë pjesë e tyre.

Group 1

APOEL (CYP) Qarabağ (AZE) Sheriff (MDA) The New Saints (WAL) Videoton (HUN) Shkëndija (MKD) F91 Dudelange (LUX) Olimpija Ljubljana (SVN) Sūduva (LTU) Torpedo Kutaisi (GEO)

Group 2

Ludogorets Razgrad (BUL) Legia Warszawa (POL) Malmö (SWE) Rosenborg (NOR) HJK Helsinki (FIN) Víkingur (FRO) Crusaders (NIR) Winners of the preliminary round Cork City (IRL) Valur Reykjavík (ISL)

Group 3

Celtic (SCO) Astana (KAZ) Crvena zvezda (SRB) Hapoel Beer-Sheva (ISR) Kukës (ALB) Zrinjski (BIH) Spartak Trnava (SVK) Valletta (MLT) Alashkert (ARM) Sutjeska (MNE) Spartaks Jūrmala (LVA) Flora Tallinn (EST 


 
 
 

Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page