top of page
123.jpg

UEFA bën gati dënimin e ashpër për Milanin

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jun 19, 2018
  • 1 min read

Kjo e martë është dita e verdiktit për Milanin. Përpara syrit të rreptë të gjykatësve të UEFA-s, 5 të tillë me kombësi të ndryshme, administratori i deleguar i Milanit, Fassone do të prezantojë gjithçka me natyrë mbrojtëse përpara ndëshkimit të paevitueshëm.

Janë plot 25 faqe të dosjes së shkruar për të provuar evitimin e më të keqes së mundshme në listën e sanksioneve: përjashtimin nga kupat europiane, pas shkeljes së rregullave të përcaktuara nga “Fair Play” financiar.

Delegacioni kuqezi, i nisur që në orët e para të mëngjesit për në Gjenevë, mbërriti në orën 8:38 në pallatin e drejtësisë së UEFA-s, në “Route de Geneve 46”.

Grupi kryesohet nga administratori Fassone dhe avokati Roberto Cappelli, përgjegjës për çështjet ligjore, i ngarkuar enkas për argumentimin e tezave mbrojtëse të kuqezinjve, transmeton “TCH”.

Dëgjesa ka nisur në orën 9 dhe fillimisht pritet të diskutohet akuza, ose argumentet e paraqitura nga UEFA, ndërsa në një fazë të dytë do të diskutohen argumentet mbrojtëse, për t’i lënë më pas vend debateve dhe ndoshta edhe përplasjeve me argumenta. Vendimi, gjithsesi pritet në dy apo 3 ditët e ardhshme.


 
 
 

Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page