Goditje e madhe nga UEFA, ky është lajmi i fundit nga Stadiumi i Prishtinës
- rilindjashqiptare
- Jun 20, 2018
- 1 min read

Zyrtarë të UEFA-s janë ndarë të pakënaqur me punët në stadiumin e Prishtinës.
Kështu ka bërë të ditur vetë Federata e Futbollit të Kosovës përmes një njoftimi për media.
Zyrtarët e UEFA-s kanë kërkuar që të ketë më shumë angazhim që punimet të përfundojnë sa më parë. “Të martën krerët e FFK-së u takuan me zyrtarë dhe inspektorë të UEFA-së, të cilët vizituan stadiumin e Prishtinës ku shfaqen shqetësimet e tyre për rrjedhën e punimeve duke sugjeruar një angazhim më të madh të FFK-së, MKRS dhe punëkryerësit në mënyrë që punimet të përfundojnë sa më parë”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Këto deklarata janë bërë publike sot në takimin që ka pasur Komiteti Ekzekutiv i Federatës.
Përveç shqetësimit të zyrtarëve të UEAF-s, në këtë mbledhje është biseduar edhe për projektin e ndërtimit të 12 fushave stërvitore dhe qendrës teknike stërvitore në Obiliq.
Mbledhja e sotme e Komitetit Ekzekutiv të FFK-së ka filluar me 1 minutë heshtje për vdekjen e ish kryetarit të Federatës, Fadil Vokrri, që vdiq para disa ditësh.
Comments