top of page
123.jpg

Prekëse: Veterani i UÇK-së i gatshëm ta dhurojë veshkën për djalin e sëmurë të hoxhës humanist

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jun 20, 2018
  • 1 min read

Hoxhë Halil Kastrati, i cili njihet nga të gjithë për veprimtarinë e tij humanitare në gjithë trojet shqiptare, sot publikoi një foto të djalit të tij, i cili është i sëmurë me autizëm dhe kërkoi nga populli shqiptar që të lutën për shërimin e tij.

Pothuajse të gjithë vërshuan me lutje për shërimin e djalit të Halil Kastratit por një veteran i UÇK-së shkoi edhe më larg i cili është në gjendje që të dhurojë veshkën e tij nëse është nevoja për shërimin e djalit të Halil Kastratit.

Përmes portalit ‘Dardania Press’, veterani i UÇK-së, Shaban Brahaj, kërkoi që të njoftohet Halil Kastrati që ai me plot dëshirë është në gjendje të dhurojë veshkën e tij për shërimin e Uvejsit. “Informoheni Ju lutem un kom pranu me ja dhuru veshken let pshton djali ti 045297 459 veteran I uçk jom shaban brahaj prizren”, shkroi Shaban Brahaj.

Edhe pse për sëmundjen e autizmit nuk nevojitet dhurimi i veshkës vlerësohet lart shpirti i madh i veteranit të U’K-së, i cili pa hezitim kërkon që të dhurojë veshkën e tij për shërimin e djalit të Halil Kastratit. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page