top of page
123.jpg

Tragjedia në Maqedoni, prindërit kishin mbyllur fëmijët në shtëpi, vet kishin shkuar në pazar

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jun 20, 2018
  • 1 min read

Prokurori Publike i Prokurosisë së Velesit ka bërë ekspertizën në vendin e ngjarjes, ku zjarri që shpërtheu këtë pasdite në një shtëpi në këtë qytet la të vdekur tre fëmijë të moshës katër, dy dhe një vjeçare. Sipas ekspertizës paraprake të prokurorit publik, prindërit i kishin mbyllur fëmijët brenda në shtëpi dhe kishin shkuar në dyqan për të bërë pazar. Gjatë asaj kohe, për arsye akoma të panjohura, një zjarr shpërtheu brenda në banesë dhe për një kohë shumë të shkurtër përfshihu gjithë shtëpinë duke djegur të gjallë tre të miturit. Gjatë inspektimit, prokurori publik kërkoi që të bëhet edhe autopsia e kufomave të fëmijëve dhe të kryhet identifikimi i tyre, për shkak se kufomat janë karbonizuar.

Gjurmët e marra në vendngjarje do të kontrollohen për të përcaktuar shkaqet e zjarrit. 

Prokurori publik kompetent në Veles po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësinë e mundshme penale për prindërit e viktimave. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page