top of page
123.jpg

Zonja e parë e SHBA-së kundër Presidentit Trump për politikat ndaj emigrantëve

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jun 20, 2018
  • 1 min read

Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump, ka bërë komentin e saj të parë politik duke vënë qëndrim të kundërt ndaj bashkëshortit të saj Donald Trump.

Përmes një deklarate për shtyp, ajo është shprehur e shqetësuar si Zonjë e parë ndaj politikave të ashpëra ndaj azilkërkuesve që po ndjek administrate e presidentit amerikan.

Ajo ka deklaruar se ”urren të shohë fëmijët duke u ndarë nga familjet e tyre”ndërsa ka theksuar se shpreson që ”t’i shoh ata të bashkuar përmes një reforme konsensuale të arritur nga dy krahët politikë”.

Zonja Trump thekson se njerëzit kanë nevojë për një vend që qeveriset me zemër.

Prej muajit Prill, administrata Trump aplikon rregulla të përkohshme të ashpra kundër emigrantëve ilegalë.

Të gjithë të rriturit që kapen duke kaluar në mënyrë të jashtëligjshme kufirin ngarkohen me akuza penale dhe arrestohen.

Ndërsa fëmijët që kanë me vete i ndajnë prej tyre dhe i dërgojnë në qendra përkujdesjeje. Që prej hyrjes në fuqi të rregullores, mbi dy mijë fëmijë janë ndarë nga prindërit.

Demokratët dhe organizatat humanitare i konsiderojnë çnjerëzore këto rregulla ndërsa Presidenti i SHBA-së, Donald Trump u ka bërë thirrje demokratëve që të bashkëpunojnë me republikanët për një legjislacion të ri për emigrantët dhe të mos bllokojnë ligjet në Kongres. /kk


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page