top of page
123.jpg

Liberalizimi i vizave, Fajon jep lajmin e fundit!

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jun 22, 2018
  • 2 min read

Komisioni Evropian pritet që gjatë këtij muaji të dalë më një qëndrim konkret se cili do të jetë fati i kosovarëve sa i përket heqjes së regjimit të vizave. 

E derisa pritja vazhdon, zyrtarët shtetërorë insistojnë se ky vit do të jetë koha kur vendi do ta gëzojë liberalizimin e vizave. 

Megjithëse, atyre po u kërkohet që të mos japin premtime për afate pasi liberalizimi nuk do të ndodh këtë vit. Tanja Fajon thotë për Express se Parlamenti Evropian duhet ta ketë të qartë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet. Komisioni Evropian pritet të tregojë më 28 qershor nëse Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave, në bazë të të cilit raport, institucionet e BE’së do të marrin vendim për heqjen ose jo të vizave. 

Këtë datë e konfirmoi ditë më herët, ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, por europianët deri më tani s’kanë treguar ndonjë datë. Por, ish- kreu i partisë reformiste Ora, Veton Surroi, i ka këshilluar politikanët e vendit që të mos vazhdojnë me premtimin se do të ketë liberalizim vizash, pasi kjo siç ka thënë ai, sivjet nuk do të ndodhë. Ai thotë se viza për kosovarët mund të ketë veç vitin e ardhshëm. “Politikanët nuk bëjnë mirë të vazhdojnë të premtojnë liberalizim vizash. Nuk ka vendim pozitiv për sivjet; për mundësitë e vitit 2019 pritet të diskutohet në fund të këtij viti. Ky është verdikti i cili po përgatitet të thuhet në Bruksel në fund të këtij muaji”, ka bërë të ditur Surroi. Ndonëse nuk ka dashur t’i komentojë qëndrimet e Surroit për këtë cështje, Raportuesja për liberalizimin e vizave për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, për Gazetën Express ka theksuar se BE’ja duhet ta ketë të qartë se janë plotësuar të gjitha kushtet që i hapin rrugë heqjes së vizave. “Nuk mund të komentojë deklarata të tilla. Ne jemi duke pritur që Komisioni Evropian të japë vlerësimin e tij mbi gatishmërinë e Kosovës për heqjen e regjimit pa viza. Parlamenti Europian dhe qeveritë e BE-së duhet të marrin një rekomandim të qartë se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet e mbetura. Është në dorë të KE-së që të japë një vlerësim të tillë dhe shpresojmë që kjo të ndodhë së shpejti”, ka thënë Fajon për Express. Ajo ka bërë të ditur se është në kontakt të rregullt me Komisionin dhe institucionet e tjera përgjegjëse, dhe se është e gatshme që të vazhdojë punën në Parlamentin Europian sa më shpejt të jetë e mundur. Shteti i Kosovës vazhdon të jetë i izoluar dhe qytetarët e saj mbesin në pamundësi për të udhëtuar në vende të huaja, për shkak të politikave që duhen përmbushur. Demarkacioni ishte kushti i vetëm që do t’i hapte rrugë liberalizimit e i cili mori epilog pas tre vjetësh. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page