top of page
123.jpg

Liberia demanton Serbinë: S’kemi tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jun 22, 2018
  • 1 min read

Qeveria e Liberisë ka hedhur poshtë raportimet e mediave serbe, se kinse ky shtet ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ministria e Punëve të Jashtme të Liberisë përmes një njoftimi të publikuar në faqen e saj zyrtare ka bërë të ditur se raportimet e Serbisë janë të pavërteta, transmeton Indeksonline. Sipas MPJ-së, Liberia ishte njëri ndër vendet e para që njohu sovranitetin e Kosovës më 30 maj 2008, pak ditë pas shpalljes së pavarësisë. Në njoftim thuhet se Liberia mbetet e përkushtuar që të ketë komunikim me Kosovën dhe të thelloj marrëdhëniet diplomatike. “Të dy vendet vazhdojnë të gëzojnë besimin e ndërsjellë dhe miqësinë”, thuhet në fund të njoftimit 

KLIKO KËTU për ta parë njoftimin zyrtar. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page