top of page
123.jpg

Publikohet plani i fundit i serbëve kundër Behramit e Shaqirit

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jun 22, 2018
  • 1 min read

Vetëm pak orë para fillimit të ndeshjes ndërmjet Zvicrës e Serbisë, mediet serbe e kanë publikuar edhe një plan të tifozëve të tyre kundër futbollistëve shqiptarë që luajnë për Zvicrën.

Kurir.rs shkruan se Xherdan Shaqiri dhe Valon Behrami kanë pasaporta serbe dhe se kohë më parë e kanë kërkuar shtetësinë serbe, përcjell Insporti.com. Mirëpo, kjo nuk i ka penguar që ata të tregojnë se rrënjët i kanë në Kosovë dhe vazhdimisht kanë provokuar, duke e bërë këtë edhe në prag të fillimit të Kupës së Botës.

Për këtë arsye, tifozët serbë, sonte në Kaliningrad, kanë përgatitur një plan kundër tyre. Duke qenë të vetëdijshëm se Federata e Futbollit e Serbisë rrezikon të dënohet sërish, ata janë marrë vesh që në tribuna mos të ketë transparente me motive politike.

Mediet serbe shkruajnë se rreth 100 tifozë serbë, do të qëndrojnë prapa portave dhe gjatë gjithë kohës do të thërrasin: “Valon serbi” dhe “Xherdan serbi”. 

Mbetet të shihet nëse kjo do të ndodhë në të vërtetë.


 
 
 

Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page