Taksa që do të paguajnë makinat dhe autobusët në “Rrugën e Kombit”
- rilindjashqiptare
- Jun 22, 2018
- 2 min read

Ministrat Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj kanë prezantuar para kuksianëve skemën lehtësuese për kalimin në aksin Milot- Morinë. Sipas skemës lehtësuese, tarifat janë vendosur për mjetet e banorëve dhe për autobusët e linjës. PAKETA LEHTESUESE PARASHIKON: Tarifimi i automjeteve të banorëve të Qarkut të Kukësit Tarifë prej 100 lekë me TVSH për 1 kalim për të gjithë automjetet e regjistruara në Qarkun Kukës; Tarifa e reduktuar do të jetë e kufizuar për jo më shumë se 44 kalime në muaj dhe e vlefshme për tu përdorur brenda peridhës 1 mujore nga data e kryerjes së pagesës për këto kalime; Përdoruesit e Qarkut Kukës do të parablejnë në mënyrë të përshkallëzuar deri në 44 kalime me këtë tarifë të reduktuar; Kjo skemë tarifore do të aplikohet për klasën e automjeteve A dhe B për përdorim vetjak, të regjistruara në Qarkun Kukës; Për automjetet e cilësuara më lart, të regjistruara në Qarkun e Kukësit, do të marrin falas pajisjen elektronike Telepass dhe përmes saj do bëjnë rimbushjen e vlerës së kalimeve mujore sipas nevojës; Tarifimi i autobusëve të linjës Janë identifikuar 11 Linja të licensuara autobusësh që kryejnë udhëtime nga dhe për në qytetin e Kukësit; Për të eleminuar efektin e tarifës në koston e udhëtimit të banorëve të Qarkut Kukës, këto linja do përfshihen në skemën preferenciale; Këto mjete do të kenë tarifë Kalimi prej 100 lekë me T.V.SH për 1 kalim; Tarifimi i përdoruesve të shpeshtë të rrugës pavarësisht vendosjes së tyre (kryesisht bizneset nga Shqiperia dhe Kosova): Nga 20 deri në 30 kalime në muaj, përdoruesi i shpeshtë do të përfitojë një zbritje në masën 10%; Mbi 30 deri në 50 kalime në muaj, përdoruesi i shpeshtë do të përfitojë një zbritje në masën 20%; Mbi 50 deri në 60 kalime në muaj, përdoruesi i shpeshtë do të përfitojë një zbritje në masën 30%; Mbi 60 kalime në muaj, përdoruesi i shpeshtë do të përfitojë një zbritje në masën 40%; Efekti financiar në Buxhetin e Shtetit për këtë paketë lehtësuese: Shteti shqiptar duhet të paguajë koncesionarit në 30 vitet e kontratës 48.5 milion Euro si rezultat i zbatimit të këtyre tarifave të reduktuara për banorët e Qarkut Kukës, mjetet e transportit publik në këtë zonë dhe përdoruesit e shpeshtë. Grupi ndërministror i cili ka negociuar me kompaninë koncesionare bazuar mbi kërkesat e grupeve të interesit dhe hapësirave buxhetore, ka arritur të përmbyllë paketën lehtësuese tarifore për komunitetin lokal. Grupi ka pranuar kërkesën e bizneseve (kryesisht atyre të Kosovës), për të spostuar rinisjen e zbatimit të kalimit me tarifë përtej sezonit aktual turistik. Rrjedhimisht, është përcaktuar që kalimi me pagesë në aksin Milot-Morinë të fillojë të zbatohet duke nisur nga data 17 Shtator 2018.
Comments