top of page
123.jpg

Reagon Komiteti i kongresit amerikan: Mashtrimet e Serbisë duhet të ndalen, asnjë shtet nuk ia ka kt

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jun 23, 2018
  • 1 min read

Serbia vazhdimisht po lobon për pengimin dhe anulimin e njohjeve të shtetit të Kosovës, duke përdorur edhe propagandë mediatike. Pretendimi i fundit i Serbisë ishte me Liberinë, për të cilën, nga Beogradi zyrtar u plasuan informata se ka anuluar njohjen e Kosovës dhe më pas demantimi i këtij informacioni jo vetëm nga Prishtina zyrtare, por edhe nga vetë Qeveria e Liberisë. E për këtë, ka reaguar ashpër Komisioni i Punëve të Jashtme të Demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit të SHBA-ve. Përmes një shkrimi në faqen zyrtare në Twitter, Komisioni i Punëve të Jashtme të Kongresit Amerikan, ka thënë se mashtrimet e shtetit serb, kinse vendet e botës po ia kthejnë shpinën Kosovës, është gënjeshtër, duke theksuar se Pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës është i përhershëm. “Pretendimet mashtruese të Serbisë se vendet po i kthejnë shpinën Kosovës është e rreme dhe duke shkaktuar zemërim në rritje në mbarë botën. Serbia duhet ta ndalë këtë dhe të kthehet në normalizimin me fqinjin e saj. Pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës është i përhershëm”, thuhet në publikimin e tyre në Twitter, përcjell Telegrafi. Ndërkaq, krerët shtetërorë të Serbisë, shpesh deklarojnë se shtete të ndryshme e kanë tërhequr njohjen. Por, sipas autoriteteve kosovare, bazuar në të drejtën ndërkombëtare nuk ekziston tërheqja e njohjes, por vetëm ngrirja e marrëdhënieve ndërshtetërore. Më 17 shkurt, Kosova ka shënuar jubileun e parë të pavarësisë. Për 10 vjet të shtetësisë, Kosovën e kanë njohur 116 shtete. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page