top of page
123.jpg

Çmenduria’ e Serbisë, nuk deshën të luanin me Zvicrën për shkak të këpucëve të Shaqirit

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jun 23, 2018
  • 1 min read

Serbia me kërkesë qesharake në FIFA, deri në minutat e fundit para fillimit të ndeshjes me Zvicrën.

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Serbisë (FSS), Jovan Surbatoviç ka bërë të ditur se kërcënuan FIFA-në se nuk do të paraqiteshin në fushë kundër Zvicrës, nëse Xherdan Shaqiri nuk i ndërron këpucët e tij sportive.

Ylli kosovar në njërën këpucë mban flamurin e Kosovës kurse në tjetrën atë të Zvicrës. 

FSS kërkoi nga FIFA që ta detyrojë Shaqirin t’i ndryshojë ato. Por, kërkesa e tyre u injorua nga FIFA. “Ajo që ka na hidhëruar është se kërkuam që futbollisti i tyre, më konkretisht Shaqiri, bart flamurin e të ashtuquajturit shtet i Kosovës. Ne kemi reaguar, madje kemi kërcënuar se nuk do të paraqitemi fare në fushë nëse ai nuk i ndërron këpucët”, deklaroi Surbatoviç për “B92”, përcjell “lajmi.net”.

Megjithatë, FIFA injoroi kërkesën nga FSS.

“Nuk kishte reagim, pastaj kemi insistuar sërish, kemi dërguar disa e-maila, kishim kontakt direkt me zyrtarë nga zyret e FIFA-së, por në fund, para ndeshjes, morëm njoftimin se me rregulla të FIFA-së, lejohet që flamuri i Kosovës të mbetet në këpucët e tij sepse bëhet fjalë për një shtet të pranuar me të drejta të plota nga FIFA, dhe se futbollistët mund të shprehin prejardhjen e tyre kombëtare”, theksoi ai.  


 
 
 

Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page