top of page
123.jpg

BE: Kosova ka ende punë në kriterin e fundit për vizat

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jun 23, 2018
  • 2 min read

Komisioni Evropian javën e ardhshme pritet të publikojë raportin vlerësues mbi progresin në drejtim të plotësimit të kushteve nga institucionet e Kosovës për liberalizimin e vizave. 

Drita e gjelbër finale për vizat varet shumë nga ky raport që do të tregojë nëse vendi e ka plotësuar kriterin e fundit për vizat – luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Në një përgjigje për Indeksonline, zyrtarë nga Komisioni Europian janë shprehur se vlerësimi për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është ende duke vazhduar.

“Në vitin 2016, Komisioni paraqiti propozimin e tij për liberalizimin e vizave për Kosovën, me kuptimin se deri në ditën e miratimit të këtij propozimi nga Parlamenti dhe Këshilli Evropian, Kosova do të ketë ratifikuar marrëveshjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe përforcuar të dhënat e saj në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. 

Kosova me 21 mars ka ratifikuar Marrëveshja për Ndarjen e Kufirit me Malin e Zi. Kur bëhet fjalë për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, vlerësimi vazhdon”, thuhet në këtë përgjigje.

Ndërsa, institucionet europiane kanë shtuar që nëse janë plotësuar kushtet, propozimi i Komisionit duhet të miratohet formalisht nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli.

Në anën tjetër, Komisioneri europian për Migracion dhe Çështje të Brendshme, Dimitris Avrampoulos, nuk ka treguar ndonjë afat për liberalizimin e vizave, por është shprehur optimist që së shpejti edhe Kosova do të mund të udhëtojë lirshëm nëpër zonën Schengen.

“Kosova i ka plotësuar disa kushte kyçe si demarkacionin, mirëpo ka akoma punë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ne jemi duke monitoruar dhe është një proces që po vazhdon. Shumë shpejtë çështja e vizave do të përfundoj për gjithë rajonin perëndimor të Ballkanit”, ka thënë ai.

Këtë muaj zyrtarët politikë kanë lobuar në disa vende të BE-së për fituar mbështetje e tyre në procesin e liberalizimit të vizave. 


Kommentare


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page