Këngëtarja serbe që promovohej nga Klan Kosova, kapet me Xhakën, Shaqirin dhe Dua Lipën
- rilindjashqiptare
- Jun 24, 2018
- 1 min read

Në mesin e atyre që nuk po mund të pajtohen me humbjen e Serbisë nga Zvicra dhe sidomos me mënyrën e festimit të Granit Xhakës e Xherdan Shaqirit është edhe këngëtarja serbe Jelena Karleusa. Ajo ka qenë mjaft aktive në rrjetin social “Twitter” duke bërë shumë komente mbi ndeshjen dhe “padrejtësive” që iu bënë serbëve. Fillimisht, Jelena, është shqetësuar se gjyqtari gjerman nuk po e drejton ndeshjen mirë, ndërsa më pas ka pyetur FIFA-n nëse sipas rregullave të saj, veprimi i Xhakës dhe Shaqirit ishte provokim. Në fund fare, Jelena është kapur edhe me Dua Lipën duke e quajtur “budallaçkë”. Ndryshe, Jelena para disa jave ishte promovuar në emisionin “Prive” në Klan Kosova, ku u prezentua si një nga yjet më të mëdhenjë të muzikës në Ballkan dhe si një këngëtare që po mundohet të promovoj paqe mes popujve të Ballkanit përmes muzikës.
Comments