top of page
123.jpg

LOW KOMENTON FITOREN E MADHE TË GJERMANISË

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jun 24, 2018
  • 1 min read

Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, është shprehur tejet i lumtur pas fitores së madhe të Gjermanisë prej 2-1 kundër Suedisë.

Gjermania e nisi keq ndeshjen, duke pranuar gol në minutën e 32′. Ola Toivonen shokoi vendasit pa asnjë gabimi të Toni Kroos.

Gjermani e nisi furishëm pjesën e dytë, duke shënuar golin e barazimit pas vetëm 3 minutave lojë, Marco Reus realizoi për 1-1 në minutën e 48′.

Kur u mendua se Gjermania do të eliminohet para kohe nga Kupa e Botës, njeriu, që ia dhuroi golin Suedisë, Toni Kroos, u shndërrua në hero, duke realizuar një gol të bukur nga goditja e dënimit në minutën e 95′.

“Ishte një triler, i mbushur me emocione dhe me raste të dyanshme deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit”, tha Low.

“Pasi pranuam gol, mbajtëm kokën lart, thamë se duhet të bëjmë pasime më të shpejta, të mbulojmë hapësirat dhe të krijojmë shanse përpara, që ishim në gjendja ta bënim”.

“Në pjesën e dytë krijuam shumë shanse dhe nuk i konkretizuam, por dua të falënderoi shpirtin luftarak të ekipit. Nuk e humbëm kurrë shpresën se mund të përmbysim rezultatin dhe të fitojmë ndeshjen”, theksoi mes tjerash Low.


 
 
 

Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page