top of page
123.jpg

Mogherini pas takimit bën të ditur se për çfarë ranë dakord Thaçi dhe Vuçiq (Foto)

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jun 24, 2018
  • 1 min read

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini e cila bëri bashkë sot presidentin kosovar Hashim Thaçi dhe atë serb, Aleksandar Vuçiq është deklaruar pas përfundimit të takimit. Sipas Mogherinit në takim ka pasur një diskutim intesiv dhe produktiv në mes dy palëve, raporton Indeksonline. “Pati një diskutim intensiv dhe produktiv në mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe të Kosovës, Hashim Thaçi në kuadër të marrëveshjes për normalizimin e plotë të marrëdhënieve. Ata ranë dakord të intensifikojnë punën në javët e ardhshme”, thuhet në njoftimin e përfaqësueses së BE-së.

Ndryshe presidenti Thaçi pas takimit ka deklaruar se ishte një takim juridik por mjaft i vështirë përderisa presidenti serb Vuçiq ka refuzuar të deklarohet para mediave kosovare. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page