Turqia ‘thikë të madhe’ Kosovës për Serbinë
- rilindjashqiptare
- Jun 24, 2018
- 1 min read

Ambasada e Turqisë në Beograd, zyrtarisht kishte mbështetur Serbinë kundër Zvicres në ndeshjen e së premtes në Kupën Botërore që u zhvillua në Kaliningrad të Rusisë. “I urojmë fat ekipit të Serbisë që do të luajë në ndeshjen kundër Zvicrës në Kupën e Botës”, kishte shkruar Ambasada e Turqisë në Beograd, transmeton Gazeta Express. Ndeshja përfundoi me fitoren e Zvicrës.
Njëherit golat e futbollistëve kosovarë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri vulosën fitore për kombëtaren e Zvicrës, e cila e vë atë buzë kualifikimit në raundin tjetër në Kupën e Botës.

Comments