top of page
123.jpg

Gjermania mund të eliminohet edhe nëse fiton, ja skenaret

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jun 25, 2018
  • 2 min read

Një grup i komplikuar, ashtu si fitorja e Gjermanisë ndaj Suedisë.

Gjermania nuk ia ka dalë ende dhe mund të mos ia dalë edhe në rast se do të fitojë ndeshjen e fundit kundër Koresë së Jugut (i duhet të triumfojë me të paktën 2 gola diferencë).

Sepse në Grupin F nuk është kualifikuar askush dhe nuk është eliminuar askush. 

Prandaj, kampionëve të botës do t’u duhet ndihmë. 

Meksika kryeson me 6 pikë (+2), Gjermania renditet e dyta me 3 pikë (+0), Suedia e treta me 3 pikë (+0) dhe Koreja e Jugut e fundit me 0 pikë dhe (-2 diferencë golash). 

Por si kualifikohet secila skuadër? GJERMANIA KUALIFIKOHET KUR:– fiton ndaj Koresë së Jugut dhe Suedia nuk fiton kundër Meksikës– fiton ndaj Koresë së Jugut dhe diferenca e golave të gjermanëve është më e mirë se ajo e Meksikës apo Suedisë– barazon ndaj Koresë së Jugut dhe Suedia humbet kundër Meksikës– barazon ndaj Koresë së Jugut dhe Suedia kundër Meksikës përfundon barazim dhe pastaj diferenca e golave është më e mirë se e suedezëve.– humbet ndaj Koresë së Jugut, Suedia humbet kundër Meksikës dhe pastaj diferenca e golave të gjermanëve është më e mirë se ajo e Suedisë dhe Koresë së Jugut.

MEKSIKA KUALIFIKOHET KUR:– fiton ose barazon ndaj Suedisë.– humbet kundër Suedisë, ndërsa Gjermania nuk fiton ndaj Koresë së Jugut.– humbet kundër Suedisë, ndërsa Gjermania fiton kundër Koresë dhe pastaj diferencën e golave e ka më të mirë sesa gjermanët.

SUEDIA KUALIFIKOHET KUR:– fiton ndaj Meksikës dhe Gjermania nuk fiton ndaj Koresë së Jugut.– fiton ndaj Meksikës dhe Gjermania fiton ndaj Koresë së Jugut dhe pastaj diferenca e tyre e golave është më e mirë sesa ajo e Meksikës apo Gjermanisë.– barazon ndaj Meksikës dhe Gjermania humbet ndaj Koresë së Jugut.– barazon ndaj Meksikës dhe Gjermania barazon ndaj Koresë së Jugut dhe pastaj diferenca e golave është më e mirë se e Gjermanisë.– humbet ndaj Meksikës dhe Gjermania humbet ndaj Koresë së Jugut dhe pastaj diferenca e golave është më e mirë se ajo e Gjermanisë dhe Koresë së Jugut.

KOREJA E JUGUT KUALIFIKOHET KUR:– fiton kundër Gjermanisë dhe Suedia humbet kundër Meksikës dhe pastaj diferenca e golave është më e mirë sesa e Gjermanisë dhe Suedisë. 


 
 
 

Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page