James Rogriguez shpallet lojtari më i mirë i takimit Kolumbi – Poloni
- rilindjashqiptare
- Jun 25, 2018
- 1 min read

James Rodriguez është shpallur lojtari më i mirë i takimit Kolumbi – Poloni.
Anëtari i Bayern Munich ka zhvilluar një ndeshje të jashtëzakonshme ndaj Polonisë, ku edhe ka asistuar në dy gola të bashkëlojtarëve të tij.
Rodriguez asistoi tek goli i parë i Yerry Minas dhe tek goli i fundit i Juan Cuadrados.
Kolumbia ka fituar duelin ndaj Polonisë me rezultatin 3-0.
Pjesa e parë e duelit u mbyll me rezultatin 0-1, falë golit të Minas. Në pjesën e dytë, Kolumbia tregoi forcën e vërtetë ku edhe shënoi dy gola të tjerë.
Golin e dytë në këtë përballje e shënoi Radamel Falcao, kurse golin e tretë dhe të ‘nokautit’ e shënoi Juan Cuadrado.
Pas kësaj humbje, Polonia edhe zyrtarisht eliminohet nga Kupa e Botës 2018. Kolumbia tani duhet të fitojë ndeshjen e fundit ndaj Senegalit, për të shpresuar në një kualifikim tutje.
Comments