top of page
123.jpg

Mos shpresoni kot! “The Simpson” e ka parashikuar kush e fiton Botërorin

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jun 25, 2018
  • 1 min read

Një tjetër profeci e “The Simpsons”. Skuadrat finaliste të Botërorit “Rusi 2018” mund të jenë parashikuar nga seriali i personazheve të verdhë të animuar, në një episod të vitit 1997.

21 vjet më parë, në transmetimin e episodit 5 të sezonit 9, familja Simpson shkon në stadium, për të parë takimin që do të vendosë skuadrën më të fortë të botës në futboll.

Në fushë zbresin Meksika dhe Portugalia, dy kombëtare që aktualisht marrin pjesë në Botërorin “Rusi 2018”, që në fakt lanë mbresa në ndeshjet e tyre të para.

Një detaj i vogël shton shanset për një parashikim të mundshëm të finales së kësaj Kupe Bote. 

Në një skenë në fillim të episodit një lojtar më fanellë jeshile përfundon në xhakuzi, i rrethuar nga vajza me rroba banje, një imazh ky që shumë persona e lidhën me skandalin seksual që përfshiu kombëtaren meksikane, që pikërisht e ka fanellën jeshile.

Pak para nisjes së Botërorit, pas një miqësoreje më Suedinë, tetë lojtarë meksikanë morën pjesë në një festë “hot” me 30 eskorta. 


 
 
 

Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page