top of page
123.jpg

Skandali i vitit: FIFA heton shqiptarët për shqiponjën, mirëpo poston fotografinë nacionaliste serbe

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jun 25, 2018
  • 1 min read

FIFA ka hapur procedurë disiplinore për Xherdan Shaqirin dhe Granit Xhakën, pasi dy lojtarët shqiptarë kanë festuar duke bërë shqiponjën pas golave të shënuar ndaj Serbisë në ndeshjen e raundit të dytë të grupit E të Kupës së Botës

Ky vendim i FIFA-s ka shokuar të gjithë, pasi festimi i lojtarëve shqiptarë nuk kishte të bëjë aspak me provokim politik ndaj serbëve, por ishte vetëm reagim emocional i lojtarëve Por FIFA siç duket ka harruar se çfarë ka bërë pak para fillimit të kampionatit botëror. Federata internacionale e futbollit kishte postuar një fotografi të mesfushorit serb, Nemanja Matic me 12 qershor në faqen zyrtare në Facebook. Në atë fotografi, lojtari shihet duke ngritur tre gishta – veprim ky i cili është totalisht politik dhe kundër shqiptarëve. 

Por çfarë nënkupton ngritja e tre gishtave? Përdorimi i parë i popullarizuar i përshëndetjes me tre-gishtat (me gishta të ndara) ishte në vitin 1988, kur serbët e përdorur për të kundërshtuar shqiptarët, kroatët dhe sllovenët. Gjesti i tre gishtave është një simbol ekskluziv serb, i cili në vitet e fundit ka marrë ngjyrime të forta nacionaliste, pasi u përdor në masë nga forcat paramilitare serbe në luftë. 

Sot përshëndetja përdoret nga anëtarët dhe mbështetës të pothuajse të gjitha partive politike serbe në tubimet e tyre gjatë fushatave zgjedhore. Ajo mund të shihet në të gjitha llojet e demonstratave në rrugë dhe festime. Përshëndetja është përdorur shpesh nga tifozët dhe lojtarët kur festonin për fitoret e tyre. 


 
 
 

Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page