Fund dramatik në grupin B, Spanja dhe Portugalia kalojnë tutje me pikë të barabarta
- rilindjashqiptare
- Jun 26, 2018
- 1 min read

Kombëtarja e Spanjës dhe ajo e Portugalisë kanë kaluar fazën e grupeve në Kupën e Botës, duke u renditur në dy vendet e para në grupin B.
Grupi B ka dhuruar emocione të papërshkrueshme në fund të ndeshjeve Iran 1:1 Portugali dhe Spanjë 2:2 Marok.
Spanja dhe Portugalia kanë rrezikuar seriozisht eliminimin nga faza e grupeve, por në fund kanë kaluar tutje me pikë të barabarta, nga pesë.
Kampionët në fuqi të Evropës kanë barazuar 1:1 me Iranin, me këta të fundit që barazuan përmes penalltisë në fund të ndeshjes.
Quaresma shënoi për Portugalinë në fund të pjesës së parë një gol të bukur për epërsinë 1:0.
Ronaldo në pjesën e dytë dështoi të dyfishojë epërsinë, kur dështoi nga penalltia.
Atë që së bëri Ronaldo, e bëri Ansarifard, që u tregua i saktë nga pika e bardhë në minutën e 93’.
Ky gol, ka mundur ta dërgojë Iranin tutje, sikurse Spanja të mos barazonte në 2:2 ndaj Marokut, me golin Aspas.
Spanja në këtë ndeshje ishte dy herë në disavantazh.
Boutaib dhe En Nesyri shënuan për Marokun, ndërsa Isco dhe Aspas për Spanjën.
Renditja e grupit B është kjo: Spanja 5 pikë, Portugalia 5 pikë, Irani 4 pikë dhe Maroku 1 pikë.
Comments