top of page
123.jpg

Haradinaj flet për rritjen e pagave, javën e ardhshme një vendim i ri

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jun 26, 2018
  • 1 min read

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në fillim të mbledhjes së Qeverisë ka folur për Ligjin për nivelizimin e pagave. Ai tha se për të do të diskutohet javën e ardhshme. “Sot me ministrin Yagcilar kemi pasur takime, javën që vjen do ta kemi për diskutim ligjin për paga. Sepse dëshirojmë me lan javën që vjen, do ta kemi Ligjin gati, me këtë Ligj kemi target nivelizimin e pagave dhe rritjen e pagave në disa sektor që nënkupton dhe pagën time. Por, me nivelizim nuk nënkupton ulje të pagave të gjykatësve dhe prokurorëve”, tha ai. Ndryshe, ditë më parë, ministri i Financave Bedri Hamza ka hequr dorë nga ngritja e pagës së tij, bashkë më këshilltarët që ka, e Haradinaj i ka thënë se kjo nuk tregon burrëri. Sipas Haradinajt, ngritja e pagave për qeveritarët është e përkohshme, pra deri të miratohet Ligji për Pagat.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page