top of page
123.jpg

Ja sa shpesh dhe çfarë filma pornografik shohin femrat

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jun 26, 2018
  • 1 min read

Një në tre femra shohin filma pornografik së paku një herë në javë, ka gjetur studimi.

Studimi është pjesë e një projekti nga fotografja Amanda de Cadenet dhe gazeta e saj. Sondazhi ka gjetur se shumica e tyre shikojnë video porno nga telefoni, transmeton lajmi.net

Amanda De Cadenet ka thënë se dëshironte të fillonte këtë projekt ngase lidhja e femrave me pornografinë ishte shumë nën hije dhe asnjëherë nuk flitej për të.

Në anketë, 31% e grave kanë pranuar se shikojnë pornografi një herë në javë, ndërsa 30% të tjera kanë thënë se shikojnë disa herë gjatë javës.

Të pyetura se çfarë skenash pornografike preferojnë, ato janë përgjigjur kështu:

63% – Marrëdhënie seksuale në mes dy gjinive të ndryshme 44% – Marrëdhënie seksuale ndërmjet femrave 31% – Marrëdhënie seksuale me më shumë se 2 persona 28% – Marrëdhënie të vrazhda seksuale 26% – Marrëdhënie të buta seksuale 13% – Marrëdhënie seksuale ndërmjet meshkujve 13% – Të tjera.

Por, këto shifra janë shumë të ulta duke i krahasuar me të meshkujve. Një sondazh i vitit 2013 flet se 32.5% e meshkujve kanë pranuar se shikojnë filma pornografik çdo ditë në krahasim me 3.8% të femrave.

Shumica e femrave kanë treguar se pëlqejnë të shohin porno vetëm dhe e kanë pranuar se pornografia ka ndikuar pozitivisht në jetën e tyre seksuale.

Nga të anketuarit, 70% ishin të moshës 18 deri në 34 vjeç dhe shumica nga ato ishin në marrëdhënie.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page