top of page
123.jpg

Kohë e keqe në gjithë Ballkanin, kosovarët braktisin bregdetin

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jun 26, 2018
  • 1 min read

Moti pa qëndrueshëm ka sjellë reshje shiu dhe mot të ftoftë në të gjithë Ballkanin. 

Shumë plazhe gjithandej Shqipërisë, Mali të Zi dhe Greqisë janë braktisur nga pushuesit. Madje në Greqi plazhet janë vërshuar nga uji. Pushuesit kosovarë që kanë mbetur ende në plazhet e Shqipërisë, respektivisht në atë të Velipojës, i kanë thënë lajmi.net se sot nuk kanë mundur fare të dalin në plazh, ndërsa vazhdon të fryjë erë e fuqishme dhe temperatura maksimale janë nën 20 gradë celsius. Në anën tjetër, në rrjetet sociale janë publikuar fotografi nga ishulli grek Evia. At plazhet shihen të mbuluara me ujë. Njejtë është edhe në Tesalia, por edhe në ishullin Pilon ku edhe rrugët janë vërshuar nga uji. Temperatura të ngjashme si në Shqipëri dhe vendet tjera bregdetare në Ballkan pritet të jenë edhe në ditët në vazhdim. 


留言


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page