top of page
123.jpg

Lichtsteiner nuk ka nevojë t’i prekë milionat, shqiptarët ia grumbullojnë 5 mijë dollarë (Foto)

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jun 26, 2018
  • 1 min read

Futbollisti i Zvicrës, Stephan Lichtsteiner u dënua nga shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA. Kapiteni zviceran u dënua nga FIFA për shkak se bëri simbolin e popullit shqiptarë, shqiponjën, gjatë ndeshjes Serbi – Zvicër, shkruan IndeksOnline. Ai u gjobit me 5 mijë franga zvicerane për shkak të festimit me shqiponjë. Në Kosovë tashmë është hapur një donacion përmes sajtit “gofundme”, në të cilin po kërkohen 25 mijë dollarë, për Xhakën, Shaqirin dhe Lichtsteinerin. Deri më tani janë grumbulluar afro 6100 dollarë. Për këtë shifër duhet të jetë i gëzuar ish-futbollisti i Juventusit, Lichtsteiner, pasi dënimi prej 5 mijë frangash mund të paguhet me këto të holla. Sigurisht që tifozët janë duke u përgatitur që ta mbërrijnë shifrën prej 25 mijë dollarë, në mënyrë që t’i paguajnë dënimet e dhënë futbollistëve si Xhaka, Shaqiri dhe Lichtsteiner. Kujtojmë që Xhaka dhe Shaqiri do të jenë në gjendje të luajnë të mërkurën ndaj Kosta Rikës. LINKU..........👇........... https://www.gofundme.com/xhaka-shaqiri-and-lichststeriner


 
 
 

Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page