top of page
123.jpg

Ministri i PDK-së: Xhabir Zharku, turpi i Kosovës

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jun 26, 2018
  • 1 min read

Në konferencën e organizuar nga BIRN dhe INTERNEWS KOSOVA, ky po diskutohet për publikimin e raportit të monitorimit të gjykatave, ministri i drejtësisë, Abelard Tahiri tha se bashkohet me vlerësimin e ambasadorit britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell rreth ish- kryetarit të Kaçanikut, Xhabir Zharku. Në konferencën është publikuar raport i monitorimit të gjykatave, ministri i drejtësisë, Abelard Tahiri tha se bashkohet me vlerësimin e ambasadorit britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell rreth ish- kryetarit të Kaçanikut, Xhabir Zharku. Në pyetjen e Jeta Xharrës, se si e komenton kthimin e Zharkut në Kosovë, Tahiri duke mos ia përmendur emrin, tha se Zharku është turpi i Kosovës dhe rastet e tilla nuk duhet të përsëriten. “I bashkohem ambasadorit britanik, është turpi i Kosovës, por rastet e tilla nuk duhet të na demotivojnë që ta mbështesim gjyqësorin. Rastet e tilla nuk duhet të përsëriten”, tha Tahiri.

Tahiri foli edhe për projektligjet të cilat i ka proceduar Ministria e Drejtësisë në Kuvend dhe të cilat duhet të kthehen në ligje. Ai tha se e sheh BIRN-in si partner në punën e tij në sistemin e drejtësisë. Ky raport fokus të veçantë do t’i ketë në rastet e korrupsionit, si veprat penale më me interes për shoqërinë të monitoruara gjatë vitit 2017, por gjithashtu do të trajtojë probleme të tjera të vëzhguara gjatë punës së monitoruesve në teren. Për më shumë, raporti vë në dukje shkelje procedurale nga gjykatësit, prokurorët dhe palë tjera në procedurë gjyqësore, të hasura nga monitoruesit tanë gjatë monitorimit të gjykatave në nivel të Republikës së Kosovës.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page