top of page
123.jpg

Sëmundja e Bujar Bukoshit, shteti dhuroi afro 100 000 euro!

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jun 26, 2018
  • 1 min read

Ish-kryeministri i Republikës, Bujar Bukoshi për të tretën herë është duke iu ndarë një fond mijëra eurosh për shërim t’i mbuluar shpenzimet për shkak se i njëjti vuan nga një sëmundje e rënd. Ishte Qeveria e Isa Mustafës e cila fillimisht kishte ndarë disa mjete për të. Ndërsa para 7 muajsh, ekzekutivit i udhëhequr nga kryeministri Ramush Haradinaj ia dha 30 mijë euro. Kurse, edhe sot ndodhi i njëjti veprim. Në mbledhjen e mbajtur është kumtuar se ndahen + tridhjetë mijë euro për shërimin e Bujar Bukoshit, shkruan Indeksonline Sipas tyre, këto para do të shkojnë për mbulimin e shpenzimeve për trajtimin mjekësor të tij. Shuma e parave të cilat do janë ndarë për ish-kryeministrin në egzil janë marrë nga rezervat e shtetit. Ndryshe, Bukoshi ka kohë që ka pushuar aktivitetin politike për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore. Vlen të theksohet se gjatë periudhës së luftës ai ishte udhëheqës i Fondit të 3 Përqindëshit. /Indeksonline/ 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page