top of page
123.jpg

Djali i Sheshelit provokon kryeministrin kroat, ky i fundit i përgjigjet ashpër: Jeni shembulli më i

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jun 27, 2018
  • 2 min read

Një përfaqësues i Partisë Radikale Serbe, Aleksandar Sheshel, i biri i të dënuarit për krime lufte Vojislav Sheshel, u përpoq të martën për të debatuar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, duke provokuar kryeministrin kroat Andrej Plenkoviq.

Megjithatë, siç raportojmë mediat kroate, përcjell Telegrafi, kryeministri kroat i është përgjigjur ashpër, duke thënë se po përfaqëson vazhdimësinë e politikës kriminale, dhe se është “një shembull i gjallë i thënies se molla bie nën mollë”. 

“Sa kuptoj unë, Këshilli i Evropës ka luftuar për demokraci dhe sundimin e ligjit. Para është nesh kemi një njeri që po glorifikon kampin e përqendrimit të Jasenovacit tër 700,000 serbëve, hebrenjve dhe romëve, dhe i cili i trajton serbët si qytetarë të rendit të dytë”, citohet të ketë thënë Sheshel. 

Ndërkaq, siç thuhet më tej, kryeministri Plenkovic, i cili mbajti një fjalim dhe mori pjesë në debatin në Asamblenë Parlamentare, i është përgjigjur ashpër Sheshelit, duke numëruar faktet në lidhje me programin dhe statutin e partisë të cilës ai i takon dhe e cila u themelua nga i ati i tij, Vojisllav Sheshel. 

“Sa për komentet e Sheshelit, unë mendoj se ai është një shembull i gjallë i thënies së molla nuk bie larg nga pema. Ju përfaqësoni partinë politike, programi dhe statuti i së cilës – të cilën gjë edhe ky Parlament duhet ta dijë – promovon programin “Serbia e Madhe”, që do të përfshinte territorin e Bosnje dhe Hercegovinës dhe Kroacisë”, tha Plenkoviq, përgjigja e të cilit sipas mediave kroate u prit me duartrokitje delegatëve të pranishëm nga parlamentet e Këshillit të Evropës. 

“Kjo është pikërisht ajo që bëri babai juaj dhe për të cilën ai u dënua si kriminel lufte në Hagë, edhe pse ju nuk duhet të jeni përgjegjës për veprimet e të atit. Kishim tragjedinë e viteve ’90 për shkak të një politike të tillë. Për shkak të Djali i Sheshelit provokon kryeministrin kroat, ky i fundit i përgjigjet ashpër: Jeni shembulli më i mirë i thënies se “molla bie nën mollë”h Plenkoviq.  


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page