top of page
123.jpg

Humoristi Cima komenton gjestin e turpshëm të Diego Maradonas: I ka mbushur hundët

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Jun 27, 2018
  • 1 min read

Në emisionin “Dueli i Botërorit”, që transmetohet në RTV Dukagjini, i ftuar ka qenë edhe humoristi i njohur, Rasim Thaçi – Cima.

Përveç komenteve rreth Kampionatit Botëror, Cima ka kujtuar edhe kohën kur ka qenë futbollist, kohë të cilën thotë se e kujton me nostalgji. 

Tutje, ai ka komentuar edhe gjestin e Diego Armando Maradonës sot pas golit të fitores të shënuar pesë minuta para fundit të kohës së rregullt nga Marcos Rojo, në ndeshjen Argjentinë-Nigeri. 

Maradonna nuk ishte përmbajtur aspak ,duke iu drejtuar gishtat e mesën tifozëve të Nigerisë. 

Në momentin që kjo pjesë është shfaqur në ekran, humoristi Thaçi nuk ka lënë pa komentuar këtë gjest, duke aluduar në drogimin e tij. 

“Mua ma merr mendja sipas qehres, ky i ka mbushur pak hundët, sepse a sheh sytë herë i çelë e herë i mbyllë”, ka thënë Cima duke komentuar pamjet e Maradonnës në ekran. 

Përveç humoristit Cima, të ftuar në këtë mbrëmje ishin edhe: Ismet Munishi (trajner/analist), Bylbyl Sokoli (trajner/analist), Hekuran Krasniqi (këngëtar) dhe Jehona Shala (futbolliste).  

Për video kliko CIMA


 
 
 

Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page