Katër shqiptarët e Zvicrës sonte kërkojnë kualifikimin (Foto)
- rilindjashqiptare
- Jun 27, 2018
- 1 min read

Kampionati Botëror “Rusi 2018” vazhdon edhe në ditën e sotshme. Sonte zhvillohen katër super ndeshjet e grupit E dhe F, shkruan IndeksOnline. Nga ora 16:00, do të zhvillohen dy ndeshje interesante, Korea e Jugut – Gjermania dhe Meksika – Suedia. Kurse nga ora 20:00, Serbia takohet me Brazilin dhe Zvicra me Kosta Rikën. Dy grupet priten të jenë tejet interesante, derisa Zvicra me katër shqiptarët kërkojnë kualifikimin tutje.

Comments